Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes “sulmon” keq Hashim Thaçin

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 19 January 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë të diele u takua me ish-ambasadorin e OSBE-së, Ëilliam Ëalker.

E pas këtij takimi Thaçi foli edhe për gjendjen aktuale politike në vend, ku në mes tjerash tha që “Kaluam një kohë të gjatë dhe njerëzit janë duke pritur. Koha po kalon; prandaj unë si President i vendit, duke parë angazhimet e Kurtit, i cili ka qenë kandidat për kryeministër, e kam nënshkruar vendimin për mandatarin duke menduar se ai do ta pranojë”.

Kjo deklaratë duket se e ka bërë fort nervoz një deputet të Kurtit, Mefail Bajqinovcin, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ky i fundit, nëpërmjet një statusi në Facebook, i është kundër-përgjigjur Presidentit Hashim Thaçiu, duke e akuzuar për thyerje të ligjit e duke e quajtur si “kreu i Oligarkëve”.

“”Thaçi thotë se po mendon dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për kryeministër dhe se ka caktuar gjysmën e qeverisë”, ndërsa dje tha “e kam nominuar z. Kurti, si gjithmonë, duke u shërbyer me vetën e parë të gërditshme që qytetarët e dëgjojnë nga ai, tash e sa vite. Ky fodull, tallet me shtetin e me Kushtetutën, në çdo hap që bën. Përmbajtjet politike i ngatërron me fakte juridike dhe e kundërta: faktet juridike i keqpërdorë brutalisht në funksion të interesave të tij parapolitike, si kreu i oligarkëve të Kosovës.

Ndërsa, Bajqinovci gjithashtu duke marrë shembull martesën ka tentuar që të sqaroj edhe koalicionin me LDK-në, shkruan gazeta inFokus.

“Më thjeshtë, çfarë po bën ky është pak a shumë kështu: një qift kanë vendosur të martohen, pra, kanë diskutuar, kanë bërë plane etj, por ende nuk kanë parashtruar kërkesë për kurorëzim. Tash paramendone noteri duke kërkuar nga palët t’u bëjë gati aktin noterial para se palët të jenë pajtuar për përmbajtjen e marrëdhënies juridike. I nderuar noter i zellshëm, prisni kërkesën. Shpejt do të ju arrijë”, ka thënë Bajqinovci./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera