Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes publikon videon: Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist që sulmoi më 24 shtator

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 25 December 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka publikuar një video nga një takim i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me disa serbë nga Kosova.

Ndër ta, Rrustemi thotë se pjesëmarrës ishte edhe Vladimir Radojeviq, i njohur me nofkën “Mami”, që ishte pjesë e grupit terrorist që e sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator.

“Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist që kreu sulmin e 24 shtatorit në Banjskë”, shkruan Rrustemi.

-Advertisement-

“Me 13 tetor 2021, disa serbë kishin shkruar t’i rrefehesin Vuçiqit për kinse terrorin që Qeveria e Kosovës po i bënte atyre. Ndër ta që u rrëfyen ishte edhe Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami’’”, shkroi deputeti.

Në videon e publikuar, Rrustemi përshkruan se si “pasi flet ‘’Mami’’ (personi me flokë të gjata) flet një tjetër person, atij Vuçiq i kërkon të prezantohet”. “Atë (Mamin) e njoh, ndërkaq këtë jo, thotë Vuçiq. Çka tregon se ai ka lidhje direkte e personale me këta individë”, shkruan Rrustemi.

“‘’Mami’’ përveçse i njohur gjatë gjithë këtyre viteve për luftimin që i ka bërë rendit juridik dhe kushtetues në veri, në sulmin terrorist në Banjskë i është gjetur telefoni i tij mu në vendin ku është ekzekutuar shpërthimi i minës që la të vdekur heroin, policin e Kosovës, Afrim Bunjaku”, shkruan deputeti i LVV-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera