Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes: LDK-ja e Mustafës i humbi zgjedhjet, tani po kërkon çka nuk ia dha populli

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 15 December 2019

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se në qeverisjen e mëhershme LDK kishte pasur edhe Presidentin edhe Kryeparlamentarin, atëherë kur dilnin të parat në zgjedhje.

Ai tha se LDK doli e dyta kësaj radhe në zgjedhje, dhe tani po kërkon çka nuk ia dha populli, shkruan gazeta inFokus.

Sipas tij krejt çka kërkohet është respektimi i vendimit të sovranit për të përkrahur LVV në formimin e institucioneve për ndryshimin e madh.

-Advertisement-

“Edhe Presidentin edhe Kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës, kur Dr. Nexhat Daci ishte Kryeparlamentar, dhe dilnin të parët në zgjedhje.

LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës.

Tani krejt çka kërkohet është respektimi i vendimit të sovranit për të përkrahur LVV në formimin e institucioneve për ndryshimin e madh”, ka thënë Abazi./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera