Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes i dërgon mesazh LDK-së, “Qe 10 ditë është dashtë të kemi Qeverinë”

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 08 December 2019

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë që tashmë po hyhet në vitin 2020, por që nuk ka buxhet të miratuar.

Madje, sipas tij, tashmë është dashur që Qeveria të jetë e formuar, shkruan gazeta inFokus.

“Qe 10 dite eshte dashte tashme me e pase Qeverine e re dhe me fillu zgjidhjen e problemeve te shumta e emergjente qe na presin”, ka shkruar Murati.

-Advertisement-

“Por ne vend te kesaj, na eshte imponuar nje problem, i paqene, qe pengon formimin e Qeverise – percaktimi per postin e Presidentit, dicka qe ndodhe tek ne vitin 2021”.

“Leni kushtezimet, e t’ja fillojme punes!

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera