Lajme

Deputeti i PDK’së uron Ramën: Uroj të bëhesh kryeministër i gjithë shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 27 April 2021

Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu, ka uruar kryeministrin Edi Rama i cili fitoi mandatin e tretë në krye të qeverisë së Shqipërisë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka publikuar fotografi të Ramës me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kreun e PDK’së Kadri Veselin.

21-vjeçarja bie nga kati i tretë i një hoteli në Pejë, Policia jep detaje

-Advertisement-

Ai ka uruar që Rama të bëhet “kryeministër i gjithë shqiptarëve, sado që po mundohen të të pengojnë në këtë rrugë”.

Shkrimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

Procesi i zgjedhjeve në Shqipëri është për t’u vlerësuar.

Rezultati duhet pranuar nga të gjithë.

Fituese doli PS me Edi Ramen në krye.

Urime Edi u bëfsh kryeministër i gjithë shqiptarëve, sado që po mundohen të të pengojnë në këtë rrugë.

Suksese!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera