Lajme

Deputeti i PDK’së rëndit deklaratat “skandaloze” të Donika Gërvallës

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 05 May 2021

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka bërë një varg deklaratash skandaloze që bien ndesh me qëndrimet e shtetit Kosovës.

Sipas Shalës këto deklarata kanë pasojë juridike për Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Shala e ka quajtur gabim historik deklaratën e Gërvallës në takimin e fundit të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

-Advertisement-

Deputeti nga radhët e PDK’së ka shkruar se “deklaratat e saja të vazhdueshme kundër përfaqësuesve të UÇK-së janë ndërhyrje në drejtësinë dhe janë pozicionim i qartë në anën e atyre që dëshirojnë të errësojnë luftën e madhe çlirimtare dhe historinë e saj të ndritshme”

“Deklaratat dhe qëndrimet e saja të vazhdueshme dëmtojnë jo vetëm pozicionin e mbrojtjes së të akuzuarve në Hagë por e vështirësojnë edhe mbrojtjen e tyre në liri”, shtoi Shala./Gazeta Infokus/

Deklaratat skandaloze të Ministres së Punëve të Jashtme dhe pasojat diplomatike e juridike për Kosovën!

Që nga koha e…

Posted by Ferat Shala on Wednesday, May 5, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera