Lajme

Deputeti i PDK’së: Albin Kurti rrezikon jetën e qytetarëve për pushtet absolut

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 03 April 2021

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Albin Kurti me shantazhin për zgjedhje në kohë pandemie po kërcënon shëndetin e qytetarëve

Haxhiu ka shkruar se në këtë mënyrë kërcënohet edhe jeta e qytetarëve, shkruan Gazeta Infokus.

“Shantazhi dhe kërcënimi i Albin Kurtit me zgjedhje në kohë pandemie është kërcënim për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Qytetarët kanë pritur angazhim të Qeverisë Kurti 2 në menaxhim të pandemisë, sigurim të vaksinave dhe barna për pacientët, mbështetje për bizneset dhe ekonominë”, ka shkruar.

-Advertisement-

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se Kurti për pushtet absolut, rrezikon jetën e qytetarëve.

“Kjo metodë, ky qëllim, kur kemi 700-900 raste pozitive në ditë dhe nga 10-17 raste të vdekjeve nga COVID-19, shpërfaqë egon diktatoriale të Albin Kurtit, i cili është i gatshëm të rrezikoj shëndetin dhe jetën e qytetarëve për pushtet absolut majtist dhe dictatorial”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera