Lajme

Deputeti i PDK-së viziton infermierin që është në grevë tash e 20 ditë: Jeta e tij është në rrezik

Autori: Gazeta inFokus 07:42 | 29 December 2020

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në orët e vona ka vizituar në Klinikën Emërgjente në QKUK infermierin Enlirat Duraku që ka hyrë në ditën e 20 të grevës.

Lajmin e ka bërë të ditur Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook ku edhe ka publikuar pamje nga vizita.

“Në këto orë të vona, pak para mesanatës, në Klinikën Emergjente në QKUK takova infermierin Enlirat Duraku, i cili ka hyrë në ditën e 20-të të grevës së urisë, me qëllim të realizimit të të drejtave dhe barazisë për infermierët. Kërkesat e z.Durakur dhe infermierëve janë:
1. Të rritet pagesa e ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€
2. Të paguhen orët shtesë dhe puna gjatë vikendeve
3. Të paguhet rrezikshmëria”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Haxhiu thotë se e ka lutur Durakun që ta ndërpresë grevën pasi që jeta e tij është në rrezik.

“Enlirat Durakun e luta që të ndërpres grevën e urisë pasi që jeta e tij është në rrezik dhe se nesër, në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, do të trajtojmë kërkesën e tij dhe të infermierëve të tjerë përmes sakrificës së tij.

Gjendja shëndetësore e infermierit Enlirat Duraku është shumë e rënduar, nuk duhet që ai të pësojë në mënyrë që institucionet tona të reflektojnë.

Parlamenti nesër ka në dorë që të përmirësoj një padrejtësi ndaj infermierëve dhe të shpëtoj jetën e Enlirat Durakut, i cili është i vendosur në realizimin e të drejtave deri në vetësakrifikim”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera