Fokus

Deputeti i PDK-së thotë që asnjë parti nuk ka guxim ta mbaj taksën, ani se do përdoret për fushatë

Autori: Halil Berisha 14:13 | 09 August 2019

Për taksën e vendosur nga qeveria në largim në lidhje me produktet serbe dhe të bosnjës, disa herë ndërkombëtarët dolën kundër.

Këta, sidomos amerikanët, shpesh bën thirrje që e njëjta të largohet, shkruan gazeta inFokus.

Majde, në rast të kundërt, u paralajmëruan edhe dorëheqje.

-Advertisement-

Megjithatë, kryeministri tani është dorëhequr, e vendi po përgatitet për zgjedhje, derisa kjo temë është ende në fokus.

E i kontaktuar nga gazeta inFokus, deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë që taksa është një sfidtë që asnjë parti nuk ka guxim ta mbaj.

“Ajo është një sfidë tjetër të cilën asnjë parti nuk e ka guximin ta mbaj, gjatë fushatës të gjithë kanë me thënë që kanë me e mbajt, por menjëherë pas fushatës kanë me e herc”.

Madje, Hasani ka thënë që taksa ka luajtur rol edhe në rënien e qeverisë.

“Taksa u vendos, u mbajt, por tani qeveria është në largim”, ka thënë Hasani për gazetën inFokus./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera