Lajme

Deputeti i PDK-së shkakton të qeshura në Kuvend, kërkon kryeministrin të jetë i pranishëm, derisa ai është prapa tij

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 22 June 2022

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka folur në Kuvend për marrëveshjen e energjisë të arritur dje mes Serbisë dhe Kosovës.

Me të marrë fjalën, u shpreh se për këtë marrëveshje, kryeministri Albin Kurti kishte fyer e denigruar, duke e quajtur edhe tradhti kombëtare.

Në një moment, deputeti i PDK-së thotë se do ishte mirë që kryeministri Kurti të ishte i pranishëm në Kuvend dhe të sqaronte qytetarët, dhe t’i kërkonte falje të gjithëve, gjë që shkakton të qeshura tek deputetët pasi Kurti veçse ishte i pranishëm në Kuvend.

-Advertisement-

“Marrëveshje qe e kishin fy, e kishin sharë e denigruar, duke e çuar deri në aspekt të tradhtisë kombëtare. Do të ishte mirë që kryenministri të ishte këtu dhe të na tregonte saktësisht, pasi e rikthyet në tavolinë pa asnjë ndryshim. Kryeministri duhej te kërkonte falje për të gjithë këtë periudhë për ato protesta, greva, e për këtë katrahurë 10 vjeçare”, tha Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera