Lajme

Deputeti i PDK-së, rezulton pozitiv me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 21 October 2020

Deputeti i Partisë se Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë të ditur vet Memli Krasniqi me anë të një postimi në Facebook, i cili po ashtu ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

“Të dashur miq,

Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale.

Memli”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera