Lajme

Deputeti i PDK-së: Qeveria Kurti s’do të kalojë as verën

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 18 February 2020

Bekim Haxhiu, deputeti i PDK-së ka thënë se qeveria Kurti nuk do të mund të kalojë as verën.

Sipas tij taksa është ajo ku janë kundërthëniet dhe nuk e kanë luksin të konfrontohen me bashkësinë ndërkombëtare.

‘’S’kanë me mujt me e çu as deri verës. Kundërthëniet i kanë te taksa. Nuk besoj që e kemi luksin me u konfrontu me bashkësinë ndërkombëtare’’, ka thënë ai.

Ndërsa reciprocitetin e Kurtit ai e quan “hajgare”.

‘’Reciprociteti që po e premtojnë është veç mashtrim. Hajgare”, ka thënë ai në T7./Gazeta inFokus/

Të tjera