Deputeti i PDK-së: Nuk ka hapësirë për mburrje, Kosova e nis e fundit vaksinimin
Autori: Gazeta inFokus
08:34 | 29 March 2021
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar në lidhje me arritjen e vaksinave anti-covid në Kosovë.
Haxhiu, përmes një postimi në Facebook tha se arritja e vaksinave ishte dështim.
Dështimi, sipas Haxhiut, i përket Qeverisë së shkuar dhe mburrja me reklamë, Qeverisë të re.
“Arritja e vaksinave Anti-COVID-19 në Kosovë është dështim i qeverisë së kaluar, reklamë dhe mburrje me dështim për qeverinë re. Kosova është vendi i fundit në rajon që pranon vaksinat nga COVAX përmes UNICEF-it. Ky pranim i vaksinave u bë sot me shumë pompozitet, ndërsa do të duhej të kritikoheshin të gjithë akterët sepse qytetarëve të Kosovës iu mohuan vaksinat dhe mbetëm vendi i fundit në rajon dhe në Evropë që furnizohet me vaksinat Anti-COVID-19’’, shkroi Haxhiu.
Ky është postimi i plotë:
Arritja e vaksinave sot, mburrje me dështim!Arritja e vaksinave Anti-COVID-19 në Kosovë është dështim i qeverisë së kaluar, reklamë dhe mburrje me dështim për qeverinë re. Kosova është vendi i fundit në rajon që pranon vaksinat nga COVAX përmes UNICEF-it. Ky pranim i vaksinave u bë sot me shumë pompozitet, ndërsa do të duhej të kritikoheshin të gjithë akterët sepse qytetarëve të Kosovës iu mohuan vaksinat dhe mbetëm vendi i fundit në rajon dhe në Evropë që furnizohet me vaksinat Anti-COVID-19.Në diagram mund të shiqoni vaksinimin në nivel global ku akoma Kosova nuk figuron fare.
P.S.Serbia ka nisur vaksinimin me 24 dhjetor 2020.Shqiperia ka filluar vaksinimin me 11 janar 2021.Maqedonia dhe Mali i Zi kanë filluar procesin e vaksinimit para Kosovës.Ne jemi të fundit në rajon që furnizohemi me vaksina dhe nuk ka aspak hapsirë për mburrje, përkundrazi ka shumë vend për kritikë.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...






























