Deputeti i PDK-së: Në Veri ka pushuar së ekzistuari shteti i Kosovës, është kthyer 1244

Autori: Gazeta inFokus
14:31 | 21 November 2022
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se në Veri të Kosovës “ka pushuar fryma e kushtetutës së Republikës së Kosovës” dhe se “patrullimi nga policia EULEX-it atje, e ka kthyer1244-shin (rezolutën e OKB-së që nuk e njeh Kosovën shtet)”.
“Spektri politik me theks liderët e opozitës dhe populli shqiptar i Kosovës, duhen alarmuar për kthimin e kushtetutshmërisë në tërësinë territoriale, siç e kemi në flamurin shtetërorë. Detyra e parë e opozitës, është ndalja e qeverisë dhe e tradhtisë përmes të ashtuquajturit, Plani në dy pjesë ‘zgjedh ose lëre’ se me marr s’ka çka!?”, shkruan ai.
“Pra, t’ia kthejmë Kosovës territorin siç e ka Hartën në Flamur ose ta ndërrojmë flamurin, e ta qesim ‘Hartën e re’, pa ato pjesë që nuk po i administrojmë, pra që kanë mbetur jashtë institucioneve shtetërore, duke humbur kontrollin institucional në mbi 17% të territorit në veri të vendit, me trend zgjerimi”.
“Qeveria e Kosovës nuk e ka mandatin për kuislingitet. Kushdo që pretendon se përfaqëson Kosovën në bisedime, duhet të paraqitët në Kuvendin e Kosovës para shkuarje dhe pas kthimit. Çdo tentim për veprim ndryshe është tradhti shtetërore dhe veprim jo kushtetues”, përfundon statusi.
Ky shkrim nga Berisha vjen në kohën kur po vazhdojnë bisedimet në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një zgjidhje për çështjen e targave ilegale.
Shkrimi i plotë
Qeveria e Kosovës nuk e ka mandatin për kuislingitet.
Situata në veri është jashtëzakonisht e kjartë! Atje ka pushuar fryma e kushtetutës së Republikës së Kosovës. Patrullimi nga policia EULEX-it atje, e ka kthyer1244-shin.
Spektri politik me theks liderët e opozitës dhe populli shqiptar i Kosovës, duhen alarmuar për kthimin e kushtetutshmërisë në tërësinë territoriale, siç e kemi në flamurin shtetërorë.
Detyra e parë e opozitës, është ndalja e qeverisë dhe e tradhtisë përmes të ashtuquajturit, Plani në dy pjesë “zgjedh ose lëre” se me marr s’ka çka!?
Pra, t’ia kthejmë Kosovës territorin siç e ka Hartën në Flamur ose ta ndërrojmë flamurin, e ta qesim “Hartën e re”, pa ato pjesë që nuk po i administrojmë, pra që kanë mbetur jashtë institucioneve shtetërore, duke humbur kontrollin institucional në mbi 17% të territorit në veri të vendit, me trend zgjerimi.
Kjo qeveri në fakt e solli “republikën e tretë”, që në fakt është falimentimi i Republikës se Kosovës – shtet i pavarur e sovran në të gjitha aspektet.
Përgjigja më e adekuate për planin shumëopsional që po trazon opinionin pa ksluar filtrin, Kuvendi i Republikës së Kosovës, siç ky i zhumshmi franko-gjerman, dhe konsekuencat që sjellë, është se, inteligjenti i zgjidhë problemet, i mençuri i shmangë, kurse budallai i krijon. Prandaj duhet të ketë një arsye, përse Bota është e mbushur me probleme..
Ky plan dy pjesësh i tipit “zgjedh ose lëre” se merr nuk ka çka, krijon probleme të reja përgjatë dhjetë viteve që vijnë.
Qeveria e Kosovës nuk e ka mandatin për kuislingitet.
Kushdo që pretendon se përfaqëson Kosovën në bisedime, duhet të paraqitët në Kuvendin e Kosovës para shkuarje dhe pas kthimit.
Çdo tentim për veprim ndryshe është tradhti shtetërore dhe veprim jo kushtetues.

Të tjera
-
Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiq: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë
Beogradi po përgatitet për një protestë të re të shtunën, e cila pritet të je...
-
“Kosova është Serbi”- E tmerrshme: shikoni si serbët ngjallin urrejte në festën e Vidovdanit
Policia e Kosovës ka njoftuar se manifestimet e Vidovdanit në Gazimestan dhe ...
-
Shpërthen zja*rri në një hapësirë të autopjesëve në Maxhunaj të Vushtrrisë
Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë në një hapës...
-
IKShPK tregon si të mbroheni nga dielli
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se çdo vit rrez...
-
Arifi: Kushtetuesja u dha instruksione partive se si duhet të procedohet tutje
Analisti politik Avni Arifi vlerëson si të mirëpritur iniciativën e kryeminis...
-
Tryezë e rrumbullakët – pamje brenda takimit të Kurtit me partitë
Kanë dalur pamjet e para brenda takimit i cili po mbahet në mes të përfaqësue...
-
Pas Kurtit edhe Limaj shihet në Kuvend, s’deklarohet para takimit
Përveç Albin Kurtit, edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj është parë duk...
-
Nis takimi – të gjitha partitë i përgjigjen ftesës së deputetit Kurti pas aktgjykimit të Kushtetueses
Ka nisur takimi i thirrur nga ish-kryeministri, Albin Kurti, tashmë në cilësi...
-
Kurti flet para takimit me liderët e partive: Të shohim kush po vjen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbërritur në ndërtesën e Qeverisë. ...
-
Vidovdani – Policia njofton për 17 persona të arrestuar, 11 janë duke u intervistuar, 1 është dërguar në mbajtje
Policia e Kosovës, ka njoftuar se 17 persona janë shoqëruar në polici gjatë m...
-
Arrestohen dy persona për trafikim dhe kultivim të narko*tikëve në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar për shkak se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në t...
-
Policia deklarohet për aksidentin në Kopiliq të Skenderajt
Një aksident mes dy veturave në fshatin Kopiliq të Skenderajt la të lëndu...