Lajme

Deputeti i PDK-së me akuza të rënda për rastin Dehari, Konjfuca: I bëj thirrje Prokurorit ta intervistojë

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 23 February 2023

Përplasje të ashpra ka pasur në Kuvendin e Kosovës pas një fjalimi të deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, i cili teksa foli për rastin e Astrit Deharit, hodhoi akuza të rënda teksa, tha se ka ndërhyrje direkte të Qeverisë në këtë rast dhe se interesi i VV-së është që ky rast të mos zbardhet.

Ai po ashtu ka përmendur edhe rastin e Arbënor Deharit, duke shtruar pyetjen se “Cili ishte roli i tyre?”

“Cilat ishin motivet që e shtyn në vetëvrasje. Nuk e ka marrë guximin askush të flas publikisht, por tani është sekret publik, të përfliten emrat zyrtarësh me te cilat ai ka qenë i involvuar dhe në rolin e sinjalizuesit. Indikative mbetet po ashtu edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me emrin “Vëllezërit Dehari”, e unë pyes se cili ishte roli i tyre. A e bëtë këtë për heshtjen e familjes, duke tentuar të fusni në histori. Së fundi ndodhi edhe vjedhja e mostrave, e ministrja filloi me akuzu prapë opozitën. Unë po ndjehem keq që këtë duhet ta hap para bacës Avni, por Astrit Dehari ai ishte kundër marrëveshjeve kundër tradhtisë që po bëni me to”, tha Berisha në seancën e Kuvendit.

-Advertisement-

Reagim të ashpër pati Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se Dehari u vra gjatë kohës sa Berisha ishte në pushtet dhe se edhe ai, siç tha Haxhiu “i ka duart e përlyera me gjak”.

“Ju keni qenë në Qeveri kur është vra Dehari. Ju nuk keni të drejtë të flisni për Astritin. Ju i keni durtë e përlyme me gjak. Marre. Ai është është vra në kohën e jauj. Mbylle”, tha Haxhiu.

Reagoi edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili i bëri thirrje Prokurorisë që ta intervistojë deputetin e PDK-së, nëse ky pretendon se di diçka më shumë për këtë rast.

“Edhe ju e dini mirë që përpjekja me lidhë VV-në me atë sulm ka qenë një proces i montuar gjyqësor me prapavi politike. Ju keni vendim të Gjykatës që i ka liru ata persona. Nëse dini diçka ma shumë unë e ftoj prokurorin me ju intervistu”, tha Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera