Lajme

Deputeti i PDK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 09 January 2020

Gjykata Speciale ka filluar përsëri më ftesa e kësaj here i ftuar i kësaj gjykate është Ferat Shala, deputeti i PDK-së, shkruan gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook.

Shala tha se kësaj ftese do ti përgjigjet me 5 shkurt./Gazeta inFokus/

Ky është statusi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dua të ju informoj që kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 05.02.2020.

Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!

Me këtë rast, dua të falenderoj trungun tim familjarë që më edukoi në rrugën e drejtë karshi popullit dhe atdheut tim. Shpreh falenderim dhe mirënjohje për të gjithë bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën sublime që ata bënë.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Të tjera