Lajme

Deputeti i PDK-së: Albin bëj homazhe edhe në Drenicë, jo vetëm aty ku merr vota

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 02 May 2020

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po bën homazhe vetëm aty ku mendon se do të ketë vota.

Hoxha ka thënë se Kurti bëri homazhe në Studime të Vushtrrisë por jo edhe në Drenicë, shkruan gazeta inFokus .

“Albin, homazhe duhet të beni edhe aty ku nuk ke vota! Kryeministri në ikje Albin Kurti sot paska bërë mirë që ka marrë pjesë në homazhe tek varrezat e dëshmorve në Studime të Vushtrrisë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ai ka përmendur rastin e përkujtimit të Ilaz Kodrës dhe 40 dëshmorëve si dhe masakrën Polkelkut dhe të Cikatovës dhe ka pyetur kryeministrin si ka mundësi që as ai dhe askush nga kabineti i tij nuk ishte për homazhe në Drenicë.

“Të enjtën përkujtuam Komandantin Ilaz Kodra dhe 40 dëshmor të tjerë që ranë në altarin e lirisë, në të njëjtën ditë përkujtuam edhe 278 martirët e lirisë që u vran nga forcat Serbe në fshatrat Vërbovc dhe Shtuticë. Ditë më parë përkujtuam edhe masakrën e Poklekut dhe të Çikatovës së Vjetër. Shtrohet pyetja si ishte e mundur që ju si Kryeministër e as ndonjë anëtar i kabinetit të tij nuk moren pjesë në homazhe edhe në Drenicë”, ka thënë Hoxha./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera