Lajme

Deputeti i PDK-së akuzon Qeverinë Kurti për ndërhyrje në Policinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 04 May 2023

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka akuzuar Qeverinë Kurti për ndërhyrje në organet e drejtësisë, në këtë rast në Policinë e Kosovës.

Qalaj ka shtuar se ka ditë që po flasim për ushtrimin e presionit në organet e drejtësisë nga deputetët e LVV-së, ministrat e kryeministri.

“Ky ushtrim i presionit ka qenë qoftë përmes rrjeteve sociale, në parlament në debate televizive. Ky presion ende po vazhdon dhe ndikimi më i keq i mundshëm është veprimi i fundit në PK, shkarkimi i drejtorit të Krimeve Ekonomike, i cili ka ardhur për arsye se ata njësitet e tij kanë filluar hetimet në dyshimet për keqpërdorim në kek dhe arrestimin e z. Krasniqi”, ka thënë Qalaj.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se shkarkimi i drejtorit të Krimeve Ekonomike ka ardhur menjëherë pas deklaratës së ministrit Xhelal Sveçla.

“Menjëherë pas deklarimit të ministrit Sveçla se nuk është i kënaqur me një pjesë të prokurorisë së shtetit dhe se do të rishikoj punën e policëve që janë marrë me rastin shkarkohet drejtori i krimeve ekonomike”, tha Qalaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera