Lajme

Deputeti i PDK-së akuzon Kurtin për grevën: Po tenton të krijojë konflikt në mes të prindërve dhe mësimdhënesve

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 12 September 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se me grevën po tenton të fusë në konflikt, prindëri me mësimdhënësit.

Madje ai ka thënë se Kurti po tallet me gjendjen financiare të mësimdhënësve duke thënë se askush dhe asgjë nuk mund ti vë cmim punës së mësuesit.

Konflikti demotivues që Kurti po krijon sipas Berishes vetëm se do të rrisë numrin e nxënësve “analfabet funksional” siç kishte deklaruar vetë ai ditë më parë në një deklarim publik.
“Kjo që po bënë është platformë mirë e studiuar nga qarqe armiqësore ndaj Kosovës dhe atë jo vetëm në arsim”

-Advertisement-

Berisha për fund në reagimin e tij iu bën thirrje mësimdhënësve,, prindërve dhe sindikalisteve që të shpëtojnë të ardhmen e fëmijëve.

“THIRRJE HERONJVE ME DITAR! Kryeministri Kurti, po e keqpërdor grevën, që të krijon konflikt në mes arsimtarëve dhe prindërve, për gjoja fajin e sindikalistëve të cilët i do të nënshtruar.Ndërkohë, që shfaqë me patetizëm kinse shqetësimin e tij prej vendimmarrësi por në fakt po i lexohet tallja me gjëndjen financiare dhe sociale të mësimdhënësve. Nuk ka vlerë, pare as pasuri, që mund ti vë çmim punës së mësuesit, që i mëson a,b,c-në fëmiut, diturinë shkencore dhe dashurinë ndaj kombit e atdheut.Paga për mësimdhënësit është standard ligjor për kompenzimin e kohës së angazhimit në procesin mësimor, për të mbajtur financiarisht vetën dhe familjen, në pa mundësi të angazhimit primar në punë tjera profitabile. Ky konflikt demotivues për mësimdhënësit, do të qoj në rritjen e numrit të nxënësve që Kryeministri po i quan “analfabet funksional”, jo në nivelin e 3/4-ve por përgjysmë apo të gjithë, ani pse mund’ edhe të vlerësohen me plot nota të larta por pa dije, në shënjë hakmarrjëje!? Ketë po e synon Albin Kurti në misionin e tij kundër shtetit të Kosovës, duke i vrarë trurin, krahas falimentimit ekonomik e politik. Kjo që po bënë është platformë mirë e studiuar nga qarqe armiqësore ndaj Kosovë dhe atë jo vetëm në arsim.Në ketë grackë politike antikombëtare, nuk do të duhej të bien as arsimtarët, as sindikalistët, e mësë paku prindërit. Prandaj, është koha e fundit që”HERONJTË ME DITARË”, që e shpëtuan kombin në kohën e regjimit të Millosheviçit, të gjejnëforcë ta shpëtojnë arsimin sot, si shtylla kryesore e zhvillimit të gjith’mbarshëm, nga platforma shkatërruese e neokomunistëve që janë instaluar në politikbërjen e shtetit të Kosovës”, ka shkruar deputeti i PDK-së në faqen e tij zyrtare në facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera