Lajme

Deputeti i PD-së: Qeveria e Kosovës të koordinohet me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 06 November 2022

Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Kreshnik Çollaku, ka thënë se me interesim të madh po i përcjellin zhvillimet në veriun e vendin.

Çollaku i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës koordinim të plotë me partnerët strategjikë, BE-në, NATO-n dhe SHBA-të.

“Ne sot u kërkojmë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës qëndrime gjakftohta por të vendosura, gjithashtu një koordinim të plotë me partnerët strategjikë SHBA, BE dhe NATO”- tha Çollaku.

-Advertisement-

Anëtari i Komisionit për Politikë të Jashtme iu bëri thirrje Qeverisë së Shqipërisë që ta mbështes Qeverinë e Kosovës.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare që të vërë nëmbështetje të Qeverisë e popullit të Kosovës, të gjitha kapacitetet diplomatike duke denoncuar politikat luftënxitëse të Serbisë në Ballkan”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera