Lajme

Deputeti i PD-së nxjerr dokumentin: Faktet e implikimit të Ramës me ish-zyrtarin e FBI

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 24 January 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj thotë se aktakuza amerikane për ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, përbëhet nga tre elementë.

Në Euronews Albania, Shehaj u shpreh se në aktakuzë, citohet se MsGonigal ka marrë pagesë nga një shtetas shqiptar për të hetuar një parti politike dhe se zyra e kryeministrit i ka dhënë informacione.

“Ne e morëm vesh nga aktakuza e drejtësisë amerikane. Drejtësia amerikane ka nxjerrë një dokument që ka tre elementë. E para, një shef i rëndësishëm i FBI ka marrë një pagesë nga një shtetas shqiptar. Elementi i dytë është që ky zotëria ia ka dhënë shërbimin kryeministrit shqiptar.

-Advertisement-

Aktakuza thotë që ka marrë paratë, ka kërkuar që të nisë hetimin, ka marrë informacione nga zyra e kryeministrit. Dhe për marrëdhëniet që kryeministri ka me ish-zyrtarin e FBI”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera