Lajme

Deputeti i LVV-së: Mërgim Lushtaku bën ‘Bismilah’ nëpër tendera

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 22 March 2022

Deputeti i Levizjës Vetëvendosje, Dimal Basha, mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin ‘Politiko’, ku përballë analistëve ka diskutuar gjerë e gjatë rreth moskalimit të Projekt Kodit Civil, shkruan Gazeta inFokus.

Basha duke folur rreth kësaj teme e ka përmendur edhe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun, për të cilin ka thënë se edhe pse bënë ‘bismilah’ nëpër tendera, kjo nuk e bënë burrë të mirë, ani pse ai është musliman.

“Qysh mundesh me qenë njeri i mirë dhe njeri i keq me një preferencë të ndryshme. Mundesh me qenë edhe mysliman i mirë, mirëpo për shkak të bindjeve je njeri i mirë. Unë thash se edhe Mërgim Lushtaku e bën “bismilah” nëpër tendera, por kjo e nuk e bën burrë të mirë, se ai është mysliman edhe është njeri i mirë. Unë nuk besoj në këtë. Unë besoj që veprat janë ato që e bëjn vlerësimin e një njeriu”, tha Basha.

-Advertisement-

Ndryshe, Dimal Basha ka qenë deputeti më i zëshëm i LVV-së që ka përkrahur votimin e e Projekt Kodit Ciliv që lejon martesen e gjinive të njejta./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera