Lajme

Deputeti i LVV-së mbështet protestën e pensionistëve para Kuvendit të Kosovës: Me dinjitet kërkuan më shumë dinjitet

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 15 September 2022

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, sot ka përkrahur protestën e pensionistëve me moton “Dinjitet për pensionistët”, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se disa pensionist duke i uruar mirëseardhje i kërkuan atij mbështetej për dy kërkesa.

Uka ka thënë se do të jetë në mbështetje të kësaj nisme të analistit Xhevdet Pozhari.

-Advertisement-

“Në hyrje të Kuvendit më uruan mirëseardhje disa pensionistë, që me mirësjellje më kërkuan mbështetje për dy kërkesa.

Me dinjitet kërkuan më shumë dinjitet.

Prandaj, edhe jam në mbështetje të tyre dhe të nismës “Dinjitet për pensionistët” të mikut Xhevdet Pozhari”, ka shkruar Uka.

Mëngjesin e sotëm disa pënsionistë mbajtën protestë, ku kanë kërkuar që të mos kenë obligim të lajmërohen çdo gjashtë muaj për të dëshmuar që janë gjallë.

Si dhe qeveria të iu ndajë pensionistëve subvencione çdo muaj deri në rritjen e pensioneve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera