Lajme

Deputeti i LVV-së kritikon Kurtin: Asnjë cent nuk duhet paguar për energjinë në veri

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 08 February 2023

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se nuk duhet të paguhet energjia e shpenzuar në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i partisë në pushtet ka thënë se mos pagesa e energjisë në veri nga qytetarët serbë, është rezultat i negocimit të dobët.

Gjithashtu ai këtë e ka quajtur edhe mungesë të përvojës për të kthyer fjalët në vepra konkrete.

-Advertisement-

“Vazhdimi me të njëjtin avaz sikur në të kaluarën nuk është ndryshimi i premtuar.

Asnjë cent nuk duhet paguar për energjinë e shpenzuar në veri. Xhepi i varfër dhe buxheti i shtetit nuk duhet lejuar të paguaj për politikat e Serbisë. Derisa të zgjidhet problemi në veri le të paguhet energjia nga fondet e BE-së”, ka shkruar Abazi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera