Lajme

Deputeti i LVV-së i reagon ashpër Ramës pasi tha “Më lejoni ta kem vëlla edhe Vuciqin”

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 20 June 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës së mbajtur sot, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se politika e Edi Ramës nga Kosovës, përmblidhet nga fjalia e fundit në Konferencën për shtyp e që ishte “Unë Albinin e kam vëlla, për më lejoni të jem edhe vëllau i Vuçiqit”.

“Politika e Edi Ramës ndaj Kosovës, përmblidhet nga fjalia e fundit në Konferencën për shtyp. “Unë Albinin e kam vëlla, për më lejoni të jem edhe vëllau i Vuçiqit”, ka shkruar Avdyli.
Ai tutje shtoi se Edi Rama po harron se vëllau i tij i rij që 100 vite por akoma po armatoset e po kërcënon çdo ditë me zhdukjen e Kosovës.
“Por po harron Edi që ky vëllau i ri i tij, (Serbia) jo vetëm që 100 vite e gjymtosi vëllaun e tij të vogël (Kosovën) , akoma po armatoset e po kërcënon çdo ditë me zhdukjen e vëllaut të tij të vogël”, ka shtuar ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera