Lajme

Deputeti i Listës Serbe : Kosova po bëhet me ushtri!

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 03 October 2018

Deputeti i Listës Serbe, Zoran Mojsiloviq është shprehur kundër çështjes së votimit në Komision Parlamentar të projektligjeve që i ndryshon mandatin ushtarak Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Por pavarësisht kësaj në fjalimin e tij të dhënë sot pas votimit ai ka thënë se po shihet shumë qartë që FSK-ja po bëhet ushtri.

”Projektligjet e sotme, për transformimin e FSK-së në ushtri autorizojnë çdo gjë vetëm ka mbet emri t’i ndërrohet”.

-Advertisement-

”Po shihet shumë qartë se me këto projektligje Kosova po bëhet me ushtri, pavarësisht se nuk po i ndërrohet emri”, është shprehur ai, në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar.

Më tej ai ka thënë se është befasuar pasi sipas tij ky veprim ishte në kundërshtim me sygjerimet nga NATO.

”Vetëm KFOR-i është i pranueshëm, nuk i përkrah këto ligje”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera