Lajme

Deputeti i Listes Serbe e falënderon tenistin Djokoviq për këngën kundër Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 14 January 2020

Pavarësisht se është një nga sportistët më me nam në botë, tenisti Novak Djokovic, si duket mentalitetin e ka ende të regjimit serb që kreu masakra e nuk kurseu as fëmijë e pleq.

Në turneun ATP Cup, që po zhvillohet në Australi, serbët dolën të parët, e Djokovic, publikoi një video skandaloze, shkruan gazeta inFokus.

Ai shihej duke kënduar një këngë nacionaliste, ku në mesin e të tjerave thoshte “Nuk të japim Kosovë, ke qenë gjithnjë e jona”.

-Advertisement-

Këtu, Djokovic ndoshta edhe pa dashje tregon që i mirë mund të jetë në sport, por jo edhe në politikë e gjendjen aktuale të shtetit të tij, pasi Kosova jo veç që nuk është pjesë e Serbisë, por është e njohur nga mbi 100 shtete, duke përfshirë edhe vendet më me ndikim në botë, shkruan gazeta inFokus.

Por, pavarësisht injorancës së tij, ky gjest skandaloz i Djokovic u mirëprit nga disa politikanë serb të Kosovës.

Në mesi ne tyre është edhe Igor Simic, deputeti i Listes Serbe, i cili në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë këtë video, duke shkruar “Faleminderit mbret”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera