Lajme

Deputeti i LDK’së: VV si ka fituar zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 07 December 2019

Pavarësisht takimeve të shumta të cilat janë duke u zhvilluar nga krerët e LVV’së dhe LDK’së për të arritur një marrëveshje, një gjë e tillë ende nuk është arritur.

E këtë krijimin e një marrëveshje të për bashke po e bënë edhe më sfidues deklaratat të cilat janë duke lëshuar nga anëtarët  e këtyre partive, shkruan Gazeta inFokus.

Së fund deputetit i LDK’së, Haxhi Avdyli, ka shkruar një posti në llogarinë e tij në facebook, ku ka thënë së në këtë  zgjedhje nuk ka parti fituese, por ka parti që ka dalë e pare e dyta.

-Advertisement-

“Nuk ka parti fituese, ka parti që ka dalë e para, e dyta e me rradhë. Partia e parë ka vetëm të drejtën dhe mundësinë për krijimin e koalicionit qeverisës i votuar nga 61 deputetë ne Kuvend” ka shkruar ai.

E të njëjtin qëndrim sikurse të tij e kishte edhe  Avdullah Hoti.

Më herët ai kishte deklaruar se nëse Vetëvendosje do t’i kishte fituar zgjedhjet nuk do të kishte pasur nevojë për votat e LDK’së për ta krijuar qeverinë.

Takimi i  fundit ndërmjet LVV’së dhe LDK’së është mbajtur  të hënën e kësaj jave ku edhe pse ishte deklaruar se do të arrihet një marrëveshje përfundimtare një gjë e tillë nuk është bërë./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera