Lajme

Deputeti i LDK’së flet për “baraspeshim politik” me Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 09 January 2020

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, ka folur për bisedimet mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e një koalicioni për bashkëqeverisjen e vendit.

Rexhepi ka thënë se LDK’ja dhe VV’ja duhet të kenë “baraspeshim politik”.

Përfaqësuesi i LDK’së nga Gjilani ka shtuar se në parti kanë “menduar se qeveria do të udhëhiqet nga VV’ja, LDK’ja ta ketë kryeparlamentarin, dhe ministritë të jenë të barabarta”.

-Advertisement-

Ai ka thënë se ka mbështetur nga fillimi një koalicion mes LDK’së dhe VV’së.

“Edhe në forumet e partisë kam dhënë propozim të arsyeshëm për koalicionin. Ka pasur edhe mendime të tjera, që në demokraci janë të mirëseardhura”, ka treguar Rexhepi në RTK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera