Lajme

Deputeti i LDK-së tregon se kur do të arrihej marrëveshja VV-LDK

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 20 January 2020

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se nëse Albin Kurti nuk do të ngutej me konstituimin e Kuvendit marrëveshja me VV’në do të bëhej pas dy ditësh.

Ai tha se Vetëvendosje i kishe premtuar postin e kryeparlamentarit LDK-së e që kjo ndryshoi gjatë negociatave për krijimin e qeverisë, shkruan gazeta.

“Kurti është dashur të presë për konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Selmanaj.

-Advertisement-

“Ai është dashur të kërkojë nga foltorja për dy ose tre ditë kohë dhe do të vinte marrëveshja me LDK’në”, shtoi ai.

“VV i ka premtuar LDK’së postin e kryeparlamentarit para zgjedhjeve, por që gjërat ndryshuan gjatë negociatave për krijimin e qeverisë. LDK kërkoi postin e presidentit krahas atij të kryeparlamentarit, pasi sipas këtij subjekti, arrihej një balancë e pushtetit”, tha Selmanaj në T7.

Selmanaj se LDK kishte ofruar që kur të zgjidhej presidenti, LDK do i ofronte VV’së një ministri më shumë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera