Lajme

Deputeti i LDK-së kërkon Kryeministrin në këmbim të Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 16 December 2019

Shkëmb Manaj deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë një ofertë tjetër për Vetëvendosjen.

Manaj në këmbim të presidentit dhe kryetarit të kuvendit kërkon kryeministrin, shkruan gazeta inFokus.

Kjo ishte një kundërpërgjigje për deputetin e VV-së Haki Abazi, e debatet mes deputetëve të këtyre dy partive nuk kanë të ndalur.

-Advertisement-

“LDK në kohën e Ibrahim Rugovës në vitin 2001, si partia e parë ka pasur 47 deputetë, ndërsa partia e dytë (PDK) ka pasur 26 deputetë, 21 deputetë me pak se LDK. Në këtë kohë, LDK ka udhëhequr Parlamentin dhe Presidencën, ndërsa Kryeministrin e ka pasur partia e dytë e cila i ka pasur 21 deputetë me pak se partia e parë”, shkruan ai.

Ndërsa sipas Manajt LDK e ka dhënë edhe këtë ofertë në rast se VV-ja dëshiron të veprojë sipas këtij modeli.

“Tani VV ka 29 deputetë si partia e parë dhe LDK ka 28 deputetë si partia e dytë, diferenca është vetëm 1 deputet. Nëse z. Haki Abazi, ju ka ba marak që ky kombinim të jetë model i ndarjes së përgjegjësive shtetërore tani, atëherë LDK e ka dhënë edhe këtë ofertë që LDK si partia e dytë ta marr Kryeministrin, ndërsa VV si partia e parë ta merr Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit ( edhe pse nuk i ka 47 deputetë sa i ka pasur LDK kur i ka pasur këto dy pozicione)”, shkruan Manaj.

Ai thotë se nëse dëshirojnë, kjo marrëveshje mund të arrihet menjëherë. “Nëse doni kështu, nesër e arrijmë këtë marrëveshje”.

Ndërsa takimet në mes të liderëve të dy partive Mustafa dhe Kurti po vazhdojnë por pa ndonjë marrëveshje për koalicion./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera