Lajme

Deputeti i LDK-së: Gjarpri po vazhdon të kafshojë, por tani viktima tjera

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 01 April 2020

Haxhi Avdyli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka rishpërndarë në llogarinë e tij në facebook një status nga prilli i vitit 2018.

Në këtë postim ai kishte publikuar një fotografi të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili në atë kohë ishte kryeministër i Kosovës.

Në këtë fotografi Haradinaj është duke fjetur në seancën e Kuvendit të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Haxhiu ka shkruar kur fle me gjarprin në një fole, ai të kafshon edhe kur je në gjumë.

“Kur fle me gjarpërin në nje fole, ai të kafshon edhe atëherë kur je në gjumë. Atëherë edhe kur se pret. E kur je në gjumë të thellë , akoma mendon që kafshimi i tij ishte vetëm ëndërr. Derisa të mendon që ishte endërr e keqe, helmi i tij ka për të vepruar gjatë gjumit aq shumë sa më kur të zgjohesh ske për ti vyer askujt. Flej flej”, ka shkruar ai.

Haxhi Avdyli ishte një nga tre deputetët e LDK-së që votuan kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera