Lajme

Deputeti i LDK-së bashkohet në thirrjen e PSD-së: Kuvendi duhet të mblidhet sa më shpejt

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 23 August 2018

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka bërë thirrje që kuvendi të mblidhet sa më parë.

“Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet sa më shpejt, për ta trajtuar sjelljen e qeverisë në raport me ish prokurorin dhe sistemin e prokurorisë në përgjithësi, si dhe problemet në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, ka thënë Gashi përmes Facebook.

“Kriza në sistemin e drejtësisë do t’i kushtojë shumë Kosovës. Kjo sjellje e qeverisë, dhe kjo qeveri duhet të ndalen menjëherë”.

-Advertisement-

Është PSD e drejtuar nga Shpend Ahmeti ka kërkuar ditë më parë që deputetët të kthehen nga pushimi. Veçse çështja për të cilën ata kanë thirrur që kuvendi t’i kthehet punës, është dialogu me Serbinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera