Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës: Të shkarkohet ambasadori Qëndrim Gashi, ose nuk votojmë asnjë ligj

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 29 October 2020

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit turk, Fikrim Damka ka kërkuar sot që të shkarkohet ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, në të kundërtën nuk do të votojnë asnjë ligj.Damka deklaroi se sjellja e Gashit përbën një mosrespektim të madh për botën islame dhe vlerat e njerëzimit.Damka tha se ambasadori shpërndau një mesazh mosrespektuar deh anti-islamik, duke shpërfillur Kushtetutën dhe vlerat themelore të Kosovës.

Deklarata e plotë e Damkës:Fillimisht, më lejoni që të përgëzoj dhe të shprehi urimet e mija më të sinqerta në kuadër të festës së 97 vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë si një vend mik e i afërt, duke dëshiruar një të ardhme të ndritur ideologjike dhe intelektuale me plot vendosmëri dhe bindje në Ditën e Republikës, një ditë e rëndësishme e luftës së madhe të kombit turk. E gjithë dëshira ime është që gjeneratat e rinj, të cilët do të rriten në brezin dhe të ardhmen e sigurt dhe të qëndrueshëm të kombit turk, do ta mbajnë gjallë dhe do ta çojnë përpara këtë frymë.Përkundër pandemisë edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, Dita e Republikës do të festohet me shumë entuziazëm kudo që kombi turk dhe gjuha turke mbahet gjallë.

Me këto ndjenja, uroj që Dita e Republikës, 29 Tetori, një nga momentet më të rëndësishme të historisë së lavdishme të kombit tonë, të jetë e bekuar dhe e lumtur.Një çështje tjetër shumë e rëndësishme për të cilën duhet të flas sot është shqetësuese dhe e lidhur ngushtë me të gjithë ne. Kohëve fundit, kemi hasur në disa deklarata nga zyrtarë të lartë shtetërorë në Evropë që kanë fyer dhe shpifur në mënyrë të qartë Islamin duke synuar eliminimin e vlerave të tolerancës dhe respektit ndërfetar. Në të ardhmen këto retorika mund të na shkaktojnë pasoja të padëshiruara dhe mund të na fusin në një rrugë të pakthyeshme.Përderisa kujdesi duhet të jetë i pashmangshëm në këtë drejtim, Ambasadori ynë në Francë e ka futur veten dhe Kosovën në një pozitë mjaftë të vështir.Ambasadori i një vendi me shumicë myslimane shpërndau një mesazh mosrespektues dhe anti-islamik, duke shpërfillur Kushtetutën dhe vlerat themelore të Republikës së Kosovës, i cili thekson rëndësinë tolerancës ndërfetare dhe të karakterit unitar, dhe duke shkaktuar një dëm të vështirë për të kompensuar ndaj imazhit të Republikës së Kosovës si dhe kështu duke nxitur anti-islamizmin.Sjellja e tillë e Ambasadorit, e cila shkakton një urrejtje ndaj fesë dhe besimit, përbën një mosrespektim të madh për botën Islame dhe vlerat e njerëzimit, përfshirë dhe vendit që ai e përfaqëson dhe qytetar i të cilët është.Si një sjellje e papranueshme për ne, përkundër kërkesës dhe letrës zyrtare për shkarkimin e menjëhershëm të Ambasadorit drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Hashim Thaçi, për fat të keq deklarojmë që institucionet përkatëse nuk kanë ndërmarrë hapa konkrete ndaj çështjes në fjalë.Fyerja ndaj Profetit Muhamed është një fyerje për të gjithë botën islame. Të gjithë duhet të reagojmë pa bërë dallime ndërmjet turqve, shqiptarëve, boshnjakëve, romëve dhe goranëve kur bëhet fjalë për veprime që dëmtojnë fenë dhe besimin tonë, prandaj është turp i madh për ne që të heshtim dhe të mos hedhim asnjë hap në një vend ku 90% i popullsisë i përket fesë islame.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera