Lajme

Deputeti i AAK-së: Unë gruan roje nuk kam mundur ta punësojë

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 19 March 2019

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka folur rreth punësimimeve politike në ndërmarrje publike, të cilat i ka bërë partia e tij.

Demaliaj i cili e ka gruan e punësuar në Telekom ka thënë se gruan nuk ka mundur ta punësojë si roje, pasi ajo me profesion është juriste, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas tij, pozita në të cilën i punon gruaja është koordinatore juridike.

-Advertisement-

Ai ka thënë se nuk është vetëm AAK-ja ajo që ka punësuar politikisht persona. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera