Lajme

Deputeti i AAK-së: Para një muaji e kam pyetur ministren Rizvanolli a do të kemi krizë me rrymë, tha jo

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 29 December 2021

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka folur për krizën energjetike në të cilën ndodhet vendi.

Lekaj në dpt te Fidani në T7 ka thënë se e kishte paralajmëruar këtë krizë para pesë muajve ne Komision dhe në Parlament por shton se këtë e kanë marrë si veprim politik e jo për të mirën e vendit.

“Ne i kemi paralajmëruar para pesë muajve edhe në komisione edhe në Parlament se do të hyjmë në një krizë energjetike. I kemi analizuar shtetet që na rrethojnë por edhe krizën globale dhe mendoj që na ka marrë më tepër që po veprojmë politikisht, jo për të mirën e vendit dhe qytetarëve, dhe kemi ardhë deri në këtë gjendje”, tha Lekaj.

-Advertisement-

Lekaj ka treguar se para një muaji e kishte ftuar në Komision ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli për ta pyetur se a do të hyjë vendi në një krizë energjetike dhe thotë se kjo e fundit e ka mohuar një gjë të tillë.

“Ne nuk kemi informacione nga cili shtet importohet rryma, nuk ka transparencë. Qeveria duhet me dalë. Unë vetë e kam ftuar ministren Rizvanolli në Komision për Ekonomi e kam pyetur a do të hyjmë në një krizë, para një muaji, më ka thënë jo. E kam pyetur pse keni deklaruar se duhet të siguroni qebe për qytetarët dhe tash nuk po kryejnë punë as qebet as agregatët. Kjo Qeveri po mendon që duke qëndruar në zyre do t’i kryejë punët. Me të drejtë e kemi quajtur qeveri e praktikantëve”, tha Lekaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera