Deputeti i AAK-së me kërkesë që të shtohen masat ndaj Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 18 January 2019
Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, kategorikisht është shprehur kundër heqjes së taksës prej 100 përqindësh për mallrat serbe.
Pavarësisht prej presionit amerikan, ai ka thënë se taksa nuk duhet të hiqet.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ahmeti ka thënë se duhet të shtohen sanksionet ndaj Serbisë.
“Taksa i është vendosur Serbisë si kundërvënie të politikës së saj destruktive ndaj Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Pra, kjo taksë nuk ka të bëjë me të tjerët përveç me Serbinë e cila nuk po e ndryshon politikën karshi Kosovës. Prandaj, taksa mbetet në fuqi, madje duhet të shtohen edhe sanksionet e tjera ndaj Serbisë”, ka thënë Isufi.
Ai ka vlerësuar se kjo taksë nuk mund t’i rrezikojë raportet ShBA–Kosovë.
“Raportet e Kosovës me ShBA-në janë historike dhe tradicionale.
Këto raporte nuk rrezikohen sepse ne gjithmonë kemi treguar gatishmërinë që me ShBA-në të kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm.
Shqiptarët dhe Kosova me të drejtë konsiderohen miqtë më të mëdhenj të amerikanëve”, është shprehur ai.
Shefi i Grupit parlamentar i AAK-së është shprehur i bindur se për shkak të kësaj takse nuk bie Qeveria.
Sipas Isufit, Qeverinë aktuale vetëm e forcojnë veprimet që e fuqizojnë subjektivitetin e Republikës së Kosovës.
“Nuk bie Qeveria për shkak të taksës, përkundrazi Qeveria forcohet duke e forcuar subjektivitetin e Kosovës. Normalisht se një Qeveri çfarë është kjo tani e cila po merr vendime të mëdha për vendin, meriton ta kryejë mandatin, madje ta garantojë edhe mandatin e ardhshëm qeverisës”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo Qeveri do ta çojë mandatin deri në fund.
Isufi ka folur edhe për pretendimet e LDK-së se ka pasur një ofertë nga PDK-ja për ta rrëzuar Qeverinë.
Sipas tij, qëndrimet e LDK-së janë konfuze dhe nuk u beson askush.
“Zyrtarët e LDK-së çdo ditë po i ndërrojnë deklaratat dhe nuk po mund t’u biem në fije se cila është e vërteta që thonë. Ata kanë deklarata shumë konfuze. E kanë bërë konfuz edhe opinionin”, ka thënë Isufi.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...
-
Nagip Krasniqi shkarkohet përfundimisht nga posti i kryeshefit të KEK-ut
Nagip krasniqi përfundimisht sot është shkarkuar nga Korporata Energjetike e ...