Lajme

Deputeti i AAK-së kërkesë Arben Vitis, bëhu bashkë me Zemajn e Ismajlin për menaxhimin e pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 10 April 2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, shkruan Gazeta inFokus.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë që të sigurojnë vaksinat anti-COVID.

“Në kohën e mbylljes së gastronomisë, në kohën kur mbi 15 mijë vetë janë  vanksinu jashtë vendit, dhe në kohën që vetëm gjatë ditës së djeshme 15 mijë qytetarë lëshun vendin e qeverisë. Kërkojmë nga qeveria dhe Vitia të sigurohet sasia e vaksinave, kërkojmë që të bëhet publik plani për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimit. Kërkojmë që menjëherë të shfrytëzohet buxheti i parapara për blerjen e vaksinave”, tha Dreshaj.

-Advertisement-

Kolona deri në 400 metra, mijëra qytetarë të Kosovës për fundjavë në Shqipëri

Gjithashtu ai kërkoi nga Qeveria që të bisedojnë më vendet mike për sigurimin e vaksinave.

“I rekomandojmë qeverisë aktuale që me rrugë urgjente të rekomandohet me vendet mike për sigurimin e vaksinave. T’i lëmë kapricat dhe egocentrizmin, rekomandojmë që Vitia t’i bashkërendisë forcat me ministrat paraprak të shëndetësisë, me Uran Ismajlin e Armend Zemaj që të bashkëpunojnë për menaxhimin e situatës. Ka nevojë për vaksinim masiv”, tha Dreshaj. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera