Lajme

Deputeti i AAK-së ia huq fort, nuk e di sa kilometra katror i ka Kosova

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 14 February 2020

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, sërish ka dal në qendër të vëmendjes me huqje në deklaratat e tij.

Përfaqësuesi i popullit duket se nuk e di se sa kilometra katror ka territori i Kosovës.

Derisa po fliste në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, Demaliaj teksa ka folur për leximin e librave e mini-bibliotekën që e ka në shtëpi, ka thënë se Kosova ka 110 mijë kilometra katror.

-Advertisement-

Kjo është një huqje e madhe, pasi Kosova ka vetëm 10 mijë e 887 kilometra katror sipërfaqe.

Demaliaj ia kishte recituar një poezi Albin Kurtit në seancën kur u votua Qeveria e re.

Shikojeni videon më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera