Lajme

Deputeti gjerman pas kritikave për Kosovën: S’duhet harruar se po përpiqet të zbatojë të drejtat e saj në territorin e saj

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 27 May 2023

Ngjarjet e djeshme me tensione në Veri të vendit çoi në reagime ndërkombëtare që dënuan veprimet e institucioneve të Kosovës.

Deputeti gjerman, Knut Abraham, edhe pse i justifikon këto reagime, ai tha se s’duhet të harrohet edhe përpjekja e Kosovës për të vendosur ligjin.

“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara për veprimet e autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, ka shkruar ai në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera