Lajme

Deputeti gjerman i reagon Escobarit: Përcaktojmë në mënyrë të pavarur kushtet për Kosovën, por SHBA nuk do t’i plotësonte kriteret për KiE

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 15 March 2024

Deputeti gjerman Knut Abraham nga radhët e CDU/CSU ka reaguar ndaj deklaratave të Gabriel Escobarit i cili ka thënë se janë edhe dy kushte që duhet plotësuar Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Abraham thotë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të përcaktojë në mënyrë të pavarur kriteret e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Ne vlerësojmë shqetësimet e Escobar, por mund ta sigurojmë atë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të përcaktojë në mënyrë të pavarur kriteret e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe do të vlerësohet përmbushja e tyre nga Kosova”.

-Advertisement-

Megjithatë deputetit konservator gjerman thotë se SHBA nuk do t’i plotësonte kushtet për anëtarësim në KiE.

“SHBA nuk do t’i plotësonte këto kritere për shkak të dënimit me vdekje që ekziston në disa shtete”.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Kosovës i kanë mbetur dy kushte.

“Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, tha emisari amerikan për REL./Telegrafi/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera