Lajme

Deputeti çeçen vritet me pushkë automatike derisa po shkonte me veturë në punë, kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës (Vide, +18)

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 29 August 2017

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda veturës, kanë filmuar momentin kur deputeti i Çeçenisë qëllohet për vdekje derisa po shkonte me veturë në punë.

Magomed Askhabov nga Republika e Çeçenisë, përplaset me veturë në shtyllën elektrike në momentin kur qëllohet me pushkë automatike nga persona të panjohur, të cilët po e ndiqnin me veturë, transmeton Telegrafi.

Por, kamerat e instaluara brenda veturës së tij Toyotas Camry kanë filmuar momentin kur një veturë tjetër i afrohet në anën e majtë, dhe derisa Askhabov po lëvizte me shpejtësi të madh ekzekutohet me pushkë automatike, xhami i përparmë i veturës mbulohet me gjakun e tij.

-Advertisement-

Ndërkaq i pari i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov ka deklaruar se bazuar në informatat që i posedon, vrasja e Askhabovit nuk është bërë për shkaqe politike. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera