Lajme

Deputeti Bekim Haxhiu propozon shpërbërjen e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 19 April 2023

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se sot i ka propozuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, që ta hedhë në votim shpërbërjen e Kuvendit pas mungesës së kuorumit në seancën e sotme.

Haxhiu tha se kjo mungesë e kuorumit vjen nga papërgjegjësia e deputetëve të zgjedhur të LVV-së.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Sot edhe njëherë u dëshmua se kjo mazhorancë nuk e ka më legjitimitetin për të udhëheq me vendin.

Qytetarët votuan 51% për ndryshim, për zhvillim, ndërsa këta çdo ditë po ofrojnë dështim dhe keqmenaxhim.Kauzat me të cilat bën fushatë u shkelën e premtimet u tretën.

Mungesa e kuorumit në seancë parlamentare vie nga papërgjegjësia e deputetëve të zgjedhur të LVV-së.

Sot, pas dështimit të dytë të seancës së Kuvendit në mungesë kourumi, i propozova kryetarit të Kuvendit z.Glauk Konjufca që ta hudhë në votim shpërbërjen e Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera