Lajme

Deputeti AKK’së i reagon Shpendi Ahmetit rreth idesë për vënien e pagesës në hyrje të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 20 October 2020

Nga 10 euro mund të paguajnë qytetarët e qyteteve tjera të cilët dëshirojnë të hyjnë në Prishtinë.

Kështu janë deklaruar nga Komuna e Prishtinës, ide të cilën e dha i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, shkruan Gazeta Infokus.

E një ide të tillë nuk është duke u përkrahur nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës.

-Advertisement-

Deputetit i AAK-së, Gazmend Syla mandej kanë thënë që ata që mendojnë që Kosovë duhet të përshtatët jetesës së tyre, e kanë gabim.

“Të gjithë ata që mendojnë se Kosova duhet t’i përshtatet mënyrës së jetesës Në çdo variant më mirë është që ata të provojnë të gjejnë veten në shtete tjera, aty ku ndihen më së miri, qoftë ata që e duan Londrën, qoftë ata që mendojnë se kufiri është te hekurudha.Vendi jonë nuk është eksperiment. Populli nuk mund t’i durojë këto përralla. Edhe ashtu, fukarallëku është në kulm. Nuk ua kemi borxh këto”, ka shkruar mes tjerash Syla./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera