Lajme

Deputetëve mund tu ndërpritet pushimi, PSD dorëzon kërkesën

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 03 August 2018

Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot partia e tij ka dorëzuar edhe me shkrim kërkesën për ndërprerje të pushimit veror të Kuvendit të Kosovës.

“Sot dorëzuam kërkesën për ndërprerjen e pushimit të Kuvendit për shkak të diskutimeve rreth dialogut dhe rrezikut nga skenarët që po përmenden. Nuk ka kuptim që Kuvendi të pushojë.

Kryesia duhet të mblidhet të hënën dhe të caktohet urgjentisht seancë”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera