Deputetët të marrin përgjegjësinë për Demarkacionin, ose vendi të shkojë në zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 23 February 2018
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thekson se deputetët e Kuvendit të Kosovës ta marrin përgjegjësinë dhe të përcaktohen, pa humbur kohë nëse do ta ratifikojnë apo jo marrëveshjen e demarkacionit, në të kundërtën vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja e që është e panevojshme.
KMDLNJ thekson se subjektet politike duket se nuk kanë vullnet politik të votojnë për ratifikim të demarkacionit dhe këtë çështje po e përdorin për qëllime dhe përfitime partiake e politike.
Lexoni të plotë reagimin e KMDLNj-së:
Më 22 shkurt 2018 dështoi mbajtja e seancës së jashtëzakonshme që kishte një pikë të vetme të rendit të ditës ; ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi . Seanca u thirr pas arritjes së një marrëveshjeje të deklaruar midis subjekteve politike për votimin e kësaj marrëveshjeje e që nuk doli të jetë ashtu.
Duket se subjektet politike nuk kanë vullnet politik të votojnë për ratifikim të demarkacionit dhe këtë çështje po e përdorin për qëllime dhe përfitime partiake dhe politike. Ndryshe , si mund të kuptohet kushtëzimi që po u bëhet deputetëve edhe kur flitet për një përafrim që siguron vota për ratifikim të demarkacionit.
Ratifikimi i marrëveshjes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi e cila u nënshkrua nga Hashim Thaçi, kryeministër dhe Skender Hyseni, ministër për punë të brendshme në vitin 2015 ishte krejtësisht jotransparent prandaj ngjalli shumë dyshime, sidomos të opozitës por edhe një pjese të opozitës, që u përcoll me dhunë ndaj institucioneve dhe individëve e që përfundoi me rrëzimin e qeverisë Mustafa.
Tash, Kosova ka hyrë në një ‘qark magjik’ ku nuk ka lëvizje pozitive por se vazhdohet me kushtëzime. Se Lista Serbe e kushtëzon votimin me formimin e Asociacionit të komunave serbe e që Kushtetuta ka dëshmuar se janë bërë 24 raste të shkeljes së Kushtetutës është shumë e qartë edhe përmbajtja, edhe qëllimi.
Për KMDLNj është joserioze që deputetët që përbëjnë shumicë absolute në Kuvend (shqiptarët) dhe deputetët e minoriteteve që janë shumë konstruktiv, nuk po mund të gjejnë gjuhë të përbashkët në mbrojtje të interesit qytetarë dhe shtetërorë.
Është shumë e sigurt se pas marrëveshjes së nënshkruar midis Kosovës dhe Malit të Zi në vitin 2015 , kushdo që do të jetë në pushtet në Kosovë nuk do të arrijë ta shpërfillë këtë marrëveshje dhe do të detyrohet ta nënshkruajë atë marrëveshje.
Prandaj, çdo përpjekje të zhbëhet kjo marrëveshje paraqet humbje kohe dhe izolim të mëtutjeshëm të Kosovës. KMDLNj nuk pret dhe nuk beson se me ratifikimin e kësaj marrëveshje, me një automatizëm do të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, së paku jo brenda këtij viti ( dhjetori i vitit 2018 do të ishte datë shumë optimiste nëse ndodhë ).
Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta marrin përgjegjësinë dhe të përcaktohen, pa humbur kohë nëse do ta ratifikojnë apo jo marrëveshjen e demarkacionit. Në të kundërtën vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja e që është e panevojshme.
Për demarkacionin apo vërtetimin ose kundërshtimin e vlerësimeve të komisioneve janë formuar disa komisione, kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe janë mbajtur takime dhe konferenca të shumta andaj KMDLNj propozon si kompromis futjen e të gjitha këtyre dokumenteve vlerësuese në pako që të votohet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit.
Është i pakuptimtë dhe i papranueshëm kushtëzimi me favorizimin apo eliminimin e një komisioni apo tjetri që është formuar nga qeveria nëse duan që të përmbyllet ky proces i stërzgjatur dhe i lodhshëm.
Për të fituar besueshmëri, aneksi i nënshkruar midis presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi është dashur të futet një pikë ku shprehimisht thuhet se ‘nëse edhe pas vërtetimit të gabimeve të mundshme të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015 do të ketë mospajtime, atëherë rasti dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit, vendimet e së cilës do të ishin të pakundërshtueshme dhe detyruese për të dy shtetet…’.
Me mosratifikimin e kufijve që do të pranoheshin ndërkombëtarisht Kosova rrezikon të mbetet pa kufij, një territor i padefinuar e që do të ishte dëmi shumë më i madh se humbja e vizave.
Nëse nuk arrihet pajtueshmëri e pakushtëzuar për ratifikimin e demarkacionit e KMDLNj nuk e sheh të arsyeshme të ndodhë ndryshe, atëherë nuk ka kuptim të thirren seancat e jashtëzakonshme ku do të votohej për një pikë të vetme të ditës siç është ratifikimi i demarkacionit. Nëse vazhdohet me këtë maratonë të kalkulimeve politike dhe jopolitike e që për pretekst e kanë demarkacionin, qytetarët duhet të organizohen dhe ta kundërshtojnë këtë veprim të papërgjegjshëm të deputetëve të Kosovës dhe partive politike”.
Të tjera
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...