Deputetët për tre muaj shpenzuan 40 mijë euro për udhëtime
Autori: Agnesa Çitaku
15:25 | 08 June 2018
Nuk marrin pjesë në seancat e Kuvendit.
Por kur bëhet fjala për udhëtime dhe mëditje shtesë, deputetët kosovarë janë të rregullt.
Sipas një hulumtimi të bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës, deputetët kosovarë për 3 muaj kanë shpenzuar rreth 40 mijë euro për udhëtime jashtë vendit, shkruan GazetaFokus.
“Në bazë të raportit vjetor financiar për vitin 2017 të cilën Kuvendi e ka miratuar në maj të këtij viti, për tre muajt e fundit të vitit 2017 (tetor – dhjetor) nga 120 deputetët të Kuvendit të Kosovës, 38 prej tyre kanë realizuar udhëtime zyrtare jashtë vendit. Në total, deputetët për këtë periudhë kohore kanë realizuar 53 udhëtime jashtë vendit të cilat i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 39,447 €.”, thuhet në hulumtimin e KDI-së.
Rreth 30 mijë euro janë shpenzuar vetëm për bileta të udhëtimit dhe mëditje,9 mijë për akomodim ndërsa për rreth 2 mijë të tjera nuk është deklaruar fare.
“Pjesa më e madhe e buxhetit prej 39,447 € janë shpenzuar për bileta të udhëtimit dhe mëditje, 14,834 € respektivisht 13,777 €. Ndërkaq 9,174 € janë shpenzuar për akomodim në vendet që janë vizituar nga deputetët dhe 1,662 € për shpenzime të tjera për të cilat nuk të dhëna specifike se për çka janë shpenzuar.”, thuhet në raportin e KDI-së.
E sipas këtij raporti nuk janë dhënë detaje për kohëzgjatjen e udhëtimeve të deputetëve.
“Në raportin financiar nuk janë dhënë detaje lidhur me kohëzgjatjen e këtyre udhëtimeve pasi që nuk ka data që tregojnë se sa kanë qëndruar deputetët në një udhëtim të caktuar. Kuvendi i Kosovës gjegjësisht Komisioni për Buxhet dhe Financa ende nuk ka shqyrtuar raportin financiar të këtij institucioni për tre mujorin e parë të vitit 2018.”, thuhet në këtë raport.
GazetaFokus gjatë ditës ka raportuar për shumën për të cilën paguhen deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Lexo edhe: Ja sa paguhet një deputet gjatë muajit
E sipas këtij artikulli, një deputet i Kuvendit të Kosovës edhe nëse nuk merr pjesë në asnjë seancë, paguhet për çdo muaj me nga 1547 euro. Kaq është paga bruto e një deputeti në Kosovë, shkruan Gazeta Fokus.
E nëse merr pjesë edhe në dy seanca të rregullta, sa parashihen me rregullore të mbahen çdo muaj, deputeti kompensohet edhe 120 euro shtesë për seancë.
Kjo shumë i del në llogari edhe nëse brenda muajit mbahen 10 seanca tjera.
Sipas të dhënave nga Kuvendi i Kosovës, deputetët paguhen vetëm për dy seanca të rregullta, nga 240 euro, ndërsa jo edhe për seancat tjera qofshin të jashtëzakonshme apo vazhdim i seancave pararake që mund të mbahen brenda po të njëjtit muaj./Gazeta Fokus.


T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...































