Lajme

Deputetët opozitarë dorëzojnë kallëzim penal ndaj ministres Nagavci

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 12 November 2024

Deputetët opozitarë kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Anëtarët e Komisionit Hetimor për Tekstet Shkollore kanë bërë kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale, me arsyetimin se subvencionimi i teksteve shkollore nga MASHTI ka shkelje ligjore.

Kryetari i Komisionit Shemsedin Dreshaj ka thënë se ka mjaftë të gjetura të shkeljes procedurale e ligjore dhe ka bazë për hetim të metejmë në Prokurorinë Speciale, lidhur me përgjegjësinë  e individëve, që janë marrë me këtë proces

-Advertisement-

“Anëtarët e Komisionit Hetimor për tekstet shkollore,2023- 2024 kanë punuar me mandat nga Kuvendi i Kosovës dhe ka përmbyllur një proces të intervistimit, në praninë e eksperteve të emëruar nga ana e mazhorancës dhe opozitës. Ky proces është përmbyll me një raport final i cili ka mjaftë të gjetura të shkeljes procedurale, ligjore dhe ka bazë për hetim të metejmë në Prokurorinë Speciale lidhur me përgjegjësinë  e individëve, që janë marrë me këtë proces”, ka thënë Dresha

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera