Deputetet opozitare akuzojnë Qeverinë për “përvjetor të zbehtë” të pavarësisë
Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 18 February 2024
Tri partitë opozitare në vend kanë thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më e cenuar dhe se as një herë nuk ka pritur përvjetor më të zbehtë e pa progres.
Deputetet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë akuzuar qeverinë aktuale se si shkak i tyre, Kosova ka hyrë në përvjetorin e 16-të të saj si shtet i sanksionuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe si shtet i qortuar nga aleati kryesor i saj, Shtete e Bashkuar të Amerikës.
Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka thënë për Ekonomia Online se për tri vite qeverisje të qeverisë Kurti, festimet e përvjetorëve kanë qenë të zbehta pasi nuk ka pasur as një vizitë nga ndërkombëtarët, përveç organizimeve protokollare.
“Me 17 shkurt ne festojmë 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe kemi pasur një organizim të zbehtë përveç atyre protokollare që janë, nuk kemi pasur ndonjë vizitë nga aleatet tanë ndërkombëtarë, sepse që nga marrja e qeverisë as një herë nuk ka gjetur dakordim me ta dhe secilin ditë po shohim deklaratë të ndryshme si të aleteve nga BE-ja gjithashtu edhe nga ShBA-të. Është viti i parë i festimit të pavarësisë ku ne jemi me sanksione nga BE-ja. Kemi parë deklarata të një pas njëshme të aleteve ndërkombëtar dhe të ShBA-ve”, ka thënë ai.
Krasniqi, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, ka shtuar se qeveri duhet që të dakordohet me aleatet për çdo veprim, pasi sipas saj, sot Kosova është e lirë falë tyre.
“Është dashur që të dakordohen sepse fal tyre ne sot jemi këtu ku jemi, mirëpo ju e dini që ky kryeministër tash e tri vite e ka futur vendin në një rrugë pa krye. Ka pasur mbështetjen në shumicën e rasteve në proceset integruese edhe nga opozita mirëpo këto proceset e tjera të rëndësishëm kur i merr e thirre opozitën pasi të merr vendimet, ai nuk është bashkëpunim. Është hera parë që kemi një kryeministër që nuk bashkëpunon me opozitën, puna e tij, tash e tri vite që ka ardhur nuk ka punuar për qytetarët e Kosovës por ka punuar vetëm anëtarët e VV-së”, ka thënë ajo për EO.
Deputetja e PDK-së Blerta Deliu- Kodra, ka thënë se është e pa falshme mos koordinimi i qeverisë me aleatet marr parasysh angazhimin e tyre që Kosova të jetë e lirë e e njohure nga shtet e tjera.
Sipas saj, si shkak i keq qeverisjes sot për pavarësi Kosova vazhdon që të jetë më e zbehtë, më e cenuar dhe pa progres.
“Është e pa falshme për faktin se ne gjithë kujtojmë sidomos në vigjilje të festave të pavarësisë, kujtojmë rrugëtimin e Kosovës për tu bërë shtet, gjakun e derdhur, sakrificën, dëshmorët, martirët, por edhe aleancat tona, intervenimin e NATO-së dhe faktin që partneret tanë e kanë ndihmuar fuqishëm Kosovën për tu bërë shtet. Për tu konsoliduar në aspektin e fuqizimit të saj ndërkombëtar për tu njohur nga shtet e tjera për tu bërë anëtare në organizma ndërkombëtarë dhe sot për pavarësi Kosova vazhdon që të jetë më e zbehtë, më e cenuar dhe Kosova nuk ka progres për të cilin do të donim të flisnim sot edhe si opozitë”, ka thënë ajo.
Deliu-Kodra ka thënë se nuk është lajm i mirë qortimi nga partnerët dhe se koordinimi me ta duhet që të jetë edhe në momentin kur veprimet e qeverisë janë veprime Kushtetuese.
“Prandaj nuk është lajm i mirë as qortimi nga partnerët tanë, as koordinimi edhe kur veprimet tona janë veprime Kushtetuese ne duhet të respektojmë partneritetin e ta ruajmë këtë partneritet sidomos kur bëhet fjalë për aleancën tonë kryesore që janë SHBA të cilat kanë investuar jo vetëm kapitalin ushtarak, kanë investuar për vite të tëra gjithë kapitalin e tyre njerëzor dhe kudo në rrugëtimin e Kosovës edhe në Këshillë të Evropës edhe në betejën tonë të pa përmbyllur me Serbinë ne kemi një adresë, kemi një garanci, kemi një partneritet që janë SHBA-të dhe BE-ja. Prandaj nuk është e lehtë që sot të flasim për sanksione, nuk është e lehtë sot ti numërojmë betejat, pengesat, rrugëtimin tonë të rëndë në kohën kur lajmi kryesorë është qortimet që ne çdo ditë i marrim nga partneret tanë.
Deputetja e AAK-së Albana Bytyqi, ka thënë se Kosova për herë të parë feston pavarësinë nën sanksione, sipas saj, ky ka qenë një vit shumë shqetësues si shkak i keq qeverisjes.
Ajo tha se fal qeverisjes së Albin Kurtit sot shteti nuk ka bashkëpunim me aleatët dhe pa përkrahjen e ShBA-së.
“Po për here parë si shtet jemi nënë sanksione është kjo fal qeverisjes jo të mirë të Albin Kurti dhe të VV-së. Ajo çka është e rëndësishme që ne si shtet nuk po mundemi dhe qeverisja e VV-së nuk po mund ta jap as një kontribut në lidhje me qytetarët të cilët kanë nevojë për punësim, kanë nevojë për me u zhvillu brenda vendit tonë e jo me ik jashtë vendit. Ne e dimë shumë mirë që ky vit ka qenë vërtet një vit shumë shqetësues për ne si qytetar edhe neve si politikanë për shkak se ka pasur shumë lëvizje që kanë shkuar në migrim dhe kjo është shumë shqetësuese për në”.
“Ne kemi parë që përderisa sot jemi nënë sanksione dhe e kemi parë që nuk kemi bashkëpunim me aleatët tanë dhe kjo falë qeverisej së Albin Kurti dhe mos koordinimit ne jemi sot këtu ku jemi dhe nuk kemi përkrahjen e SHBA-së”, ka thënë ajo.
Të tjera
-
Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami
Një tërmet i fuqishëm është ndier në mbarë Kaliforninë veriore më 5 dhjetor d...
-
Zogaj: Performanca e Konjufcës në Kuvend me Listën Serbe u shërben paralelisht të dyja subjekteve
Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj thotë se ‘performanca e Konjufcës ...
-
Rexhaj: Hoti as atëherë e as tani nuk e ka kuptuar çfarë janë sigurimet shëndetësore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj, ka kritikuar deputetin ...
-
‘E vrạva se …’, zbardhet dëshmia e shqiptarit që i mori jetën gruas me çekiç
Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi horror në Athinë, me protagonist një ...
-
Klinaku: Kemi përgjues në zyrë, dyshoj se ka edhe kamera të vendosura nga Specialja
Faton Klinaku nga OVL-UÇK, ka thënë se dyshon që kanë kanë përgjues në zyrë. ...
-
“Vetëvendosja po e institucionalizon korrupsionin”, punësimi i nipit të Besnik Bislimit reagon ashpër Teutë Rrusta
Aktivistja e Partisë Social Demokrate, Teutë Rrusta ka reaguar pasi sot me me...
-
Kusari-Lila thotë se u provokuan nga Lista Serbe: Nuk kanë çka kërkojnë mbështetësit e kryeterroristit
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas sean...
-
Haradinaj: Suharekën e kemi shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik, është koha që këtë ta shtrijmë në mbarë vendin
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Alarmon Shala: Minierat në Kishnicë dhe Artanë më shumë se 7 ditë pa energji elektrike, miliona euro të bllokuara nga përmbaruesi
Problemet në Trepçë vetëm sa janë thelluar. Përveç telasheve madhore e të një...
-
Hasani për Thaçin: Ismail Qemali i dytë
Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, e ka qua...
-
Molliqaj LVV-së: Konflikti me Listen Serbe, inskenim i dobët
Gjatë seancës së sotme deputetët e LVV kanë bllokuar pjesëmarrjen e Listës Se...
-
Po kryente mạrrëdhënie ịntime në veturë, vdes 47-vjeçari – arrestohet gruaja
Një person në Korçë ka humbur jetën në veturë, teksa po kryente marrëdhënie s...