Deputetët në Strasburg argumentojnë pse Kosova duhet të anëtarësohet në Këshill të Europës

Autori: Gazeta inFokus
11:42 | 29 April 2022
Një delegacion i Kuvendit të Kosovës ka qëndruar sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, i cili u prit nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Tiny Kox.
Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, deputeti i AAK-së Besnik Tahiri dhe deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës Enis Kervan ishin pjesë e delegacionit.
Sipas njoftimit të Musliu-Shoshit, ata folën për të arriturat e Kosovës në disa fusha, derisa tha se kanë dhënë argumente për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Europës.
“Sot, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, si delegacion i Kuvendit të Kosovës u pritem nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Tiny Kox. Gjatë takimit prezantuam të arriturat e Kosovës në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe argumentuam anëtarësimin potencial të Kosovës në Këshillin e Europës”, ka shkruar ajo.
Pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Europës, e cila nisi agresionin në Ukrainë, Kosova ka shtuar përpjekjet për t’u bërë anëtare e organizatës që promovon të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Europë./Gazeta Express/
Të tjera
-
Delegacioni i BE-së: Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për nda...
-
Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme
Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për ...
-
Haradinaj nga Lozana: Bashkatdhetarët tanë storie suksesi në Zvicër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takua...
-
Abetarja e përbashkët – Projekti me të cilin krenohen dy qeveritë mbahet sekret nga ministria e Nagavcit
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Albin Kurti i patën mbledh kabi...
-
Hekuran Murati: Qytetarët janë të mësumë me i tejkalu krizat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk pajtohet me vlerësimet e organizata...
-
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndoqi punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s
Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Pa...
-
Si përfundoi me vrasje miqësia shumëvjeçare e të rinjve në Ferizaj?
Të shtunën pas mesnatën ka mbetur i vdekur 30 vjçari Gazmend Hyseni, vdekjen ...
-
Tragjedia në Fushë Arrës, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna
Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në Fushë Arrës, ku nëna bashk...
-
Familjarja e të vrarit në Ferizaj del me njoftim për varrimin e tij
arrimi i të vrarit sot në Ferizaj, Gazmend Hyseni, do të bëhet nesër në ora 1...
-
Varfëria e çmimet e larta po i bën qytetarët të blejnë më pak dhe me kualitet më të dobët
Deri vonë, 500 euro në muaj i kanë mjaftuar familjes katëranëtarëshe të Leutr...
-
Breshër e rrebeshe shiu në disa pjesë të Kosovës
Rrebeshe shiu e breshri kanë përfshirë Kosovën në disa pjesë. Lexuesit kan...
-
E ndoqi me Audi A7, dosja e prokurorisë zbulon detaje të reja për vrasjen në Ferizaj
Një vrasje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Ferizajt në orët e para të mëng...